Transmetuar më 10-07-2017, 15:04

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet do të dominojnë të gjithë territorin deri në mesditë kur në ekstremin verior dhe zonat verilindore do të shfaqen edhe vranësira kalimtare. Pasditja dhe mbrëmja, vijojnë me dominim të kthjellimeve në 80% të territorit, përjashtuar zonat verilindore ku ende do të ketë vranësira kalimtare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante duke ruajtur kështu edhe maksimumin në rang territori, prej 38ºC. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Europa

Vijon ndikimi i moti të kthjellët por shumë të nxehtë në Europën Jugore dhe Lindore. Po ashtu, Juglindja e kontinentit përfshirë gadishullin Ballkanik do të përjetojë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta. Krejt ndryshe paraqiten Europa Perëndimore dhe Veriore si edhe një pjesë e Qendrës së Europës, ku mbeten dominante vranësirat dhe shirat e konsiderueshëm. /a.y/noa.al