Transmetuar më 10-07-2017, 12:25
Publicitet

Kryeministri Edi Rama nga Stambolli ku mori pjesë sot në Kongresin e 22-të Botëror të Naftës, deklaroi se, Shqipëria ka rezerva të pashfrytëzuara nafte dhe gazi.

Ai tha se ka një rritje të prodhimit të naftës dhe gjithashtu të kapacitetit të rafinimit, duke qenë pse pjesa më e madhe e naftës bruto që kemi çon drejt përmirësimit të sektorit të energjisë.

“Aktualisht ka shumë për të folur për Shqipërinë dhe për të ardhmen e shkëlqyer, ku ne do të jemi. Pas përfundimit të gazsjellësit TAP, shpresojmë se do të jemi një mbështetje për BE-në dhe do ta zgjasim nëpërmjet degës adriatiko-joniane dhe një dege të dytë, Shqipëri-Kosovë-Serbi. A mund të bëhet Shqipëria një front i ri i naftës?! Kemi çdo mundësi, kemi rezerva nafte dhe gazi të pashfrytëzuara”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se qeveria shqiptare e konsideron sektorin energjetik si sektor strategjik dhe fokusi kryesor është rritja e furnizimit për konsumatorët shqiptarë dhe vijimi i përparimit drejt integrimit të tregut energjetik shqiptar, atij rajonal në Ballkan dhe më tej në Europë.

“Ne gjendemi në një prej fushave të naftës më të mëdha në Evropë me të paktën 220 milionë fuçi nafte të rezervuara. Aktualisht në prodhimin e naftës bruto në 6.5 milion fuçi naftë në vit. Kemi një rritje të prodhimit të naftës. Jemi në procesin e vijimit të skenarit të privatizimit apo të rikonstruktimit të kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol”, deklaroi ndër të tjera Rama./a.y/noa.al