Transmetuar më 10-07-2017, 12:00

Dëshira për të treguar veten dhe aventurën e tyre, u kushtoi rëndë dy vajzave në Republikën Çeke, të cilat u përfshinë në një aksident tragjik rrugor, teksa ishin në transmetim live në Facebook.

Siç transmetojnë mediat vendase, përplasja ndodhi të enjten e lënë pas, teksa dy shoqet po udhëtonin me shpejtësi të madhe në zonën e Obrnicem, në hyrje të qendrës Most.

Makina befas u përplas me bordurat anësore, duke shkaktuar vdekjen e drejtueses së mjetit, ndërkohë që në gjendje të rëndë ndodhet pasagjerja.

Viktima humbi jetën pak pasi mbërriti në spital, ndërkohë që pavarësisht gjendjes së rëndë, pasagjerja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy vajzat, siç shkruan noa.al, në eufori e sipër po filmonin veten teksa i jepnin makinës.

Pasagjerja komenton gjatë videos, “Do ju tregojmë se si është të ecësh me 180. Jemi me 120, 140...” më pas ulërima dhe përplasja fatale.

Për të hedhur më shumë dritë mbi aksidentin, policia çeke është në vijim të hetimeve. /a.y/noa.al