Transmetuar më 09-07-2017, 17:09
Publicitet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për një virus seksualisht të tranmetueshëm, që po krijon imunitet ndaj ilaçeve, duke u kthyer në virus të vështirë për t’u kuruar, e madje në disa raste po bëhet i pakurueshëm. 

Në një njoftim për shtyp, OBSH-ja tha se, të dhënat nga 77 vende tregojnë se virusi gonorrhoea po fiton gjithnjë e më shumë imunitet ndaj ilaçeve ekzistuese dhe se duhen ilaçe të reja për ta luftuar. 

“Bakteret që shkaktojnë gonorrhoean janë të zgjuara. Çdo herë që ne përdorim antibiotikë të rinj për ta trajtuar infeksionin, bakteria zhvillohet duke rezistuar”, tha  Dr. Teodora Ëi nga OBSH. 

Në disa shtete të zhvilluara, ku mbikëqyrja është më e efektive, janë zbuluar raste ku antibiotikët ekzistues e kanë pasur të pamundur të kurojnë infeksionin. 

Mjeku Ëi thotë se këto raste mund të jenë vetëm maja e ajsbergut, pasi sistemet për të diagnostikuar infeksionet e pakurueshme mungojnë në vendet më pak të zhvilluara ku gonorrhoea është edhe më e përhapur. 

Çdo vit 78 milionë njerëz infketohen nga gonorrhoea, një virus që mund të infektojë organet gjenitale, rektumin dhe fytin. Virusi përhapet nga seksi i pambrojtur vaginal, seksi anal dhe seksi oral. 

Sipas OBSH-së, komplikacionet e gonorrhoeas prekin më shumë gratë se burrat, duke përfshirë sëmundjen inflamatore të pelvikut, shtatzëninë ektopike dhe shterpësinë sikurse edhe rrit rrezikun për prekjen nga HIV-i. 

Gonorrhoea mund të parandalohet me sjellje më të rregullta seksuale dhe përdorim korrekt të prezervativëve. Shumë njerëz që janë të infektuar me gonorrhoea nuk kanë asnjë simptomë dhe vazhdojnë të padiagnostikuar dhe patrajtuar.