Transmetuar më 08-07-2017, 20:26
Publicitet

Me qëllim të mbarëvajtjes së sezonit turistik verë 2017, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë marra disa masa.

Përmes një njoftimi për shtyp ato njoftojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të lartë nga ora 06:00 deri në orën 22:00, në segmentet rrugorë: Autostrada Tiranë- Durrës dhe Vorë- Rinas.

Mjetet e tonazhit të lartë mund të kalojnë në segmentet rrugorë: Tiranë- Ndroq- Durrës dhe Tiranë- Kamëz. Këto masa do të vazhdojnë deri në përfundim të sezonit turistik verë 2017.

Në fund ata i bëjnë thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes me respektimin e rregullave të përcaktuara në Kodin Rrugorë, duke mbajtur distancat e sigurisë midis mjeteve dhe respektimit të limiteve të shpejtësisë. /b.l/noa.al/

Loading...