Transmetuar më 08-07-2017, 16:29
Publicitet

Një zgjim aspak i këndshëm nga koma ka qenë ai i një vajze të re 21 vjeçare e cila me hapjen e syve zbuloi se mjekët i kishin prerë edhe njërën këmbë.

Chey Alvarez 21 vjeçe nga British Columbia e Kanadasë u pickua nga një merimangë që e infektoi me një parazit mishngrënës e cila filloi të përhapej me shpejtësi në këmbën e saj.

Në kushte të tilla, mjekët e vendosën atë në koma të induktuar për 10 ditë, ndërsa qëndroi për gati dy javë në jetë me aparatura, pasi u diagnostikua me “necrotizing fasciitis”.

Siç shkruan e përditshmja "The Sun" prindërit e 21 vjeçares besojnë se ajo u pickua nga një merimangë vdekjeprurëse. Sëmundja u përhap me kaq shpejtësi, sa mjekët u detyruan të prisnin këmbën e të resë, që infeksioni të mos përhapej më tej.

Kur më në fund u zgjua në spital, ajo e ndjeu se diçka nuk shkonte dhe kërkoi për një stilolaps për të shkruajtur diçka. "Më mungon një këmbë?", ishte fjalia e parë që ajo i tha babait të saj.

Ky i fundit duke folur për mediat rrëfeu frikën e madhe që kishte patur se e bija do të vdiste. "Mendova se do të vdiste. Sëmundjet mishngrënëse janë të rralla, por kur ndodhin mund të jenë vdekjeprurëse".

Tashmë familja e vajzës ka hapur një faqe për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar në financimin e shpenzimeve të saj mjekësore për vendosjen e një këmbe protezë. "Ajo do të duhet të mësojë të ecë me një këmbë proteze.

Duke mos i pasur mundësitë për t’i ofruar edhe diçka të tillë kemi hapur një faqe ku kërkojmë ndihmën e njerëzve për të fituar fonde për një këmbë proteze për vajzën dhe për të mbuluar shërbimet e tjera mjekësore në vazhdim. Sëmundja e preku atë dhe ajo i ndryshoi përgjithmonë jetën vajzës sime, por dhe tonën", u shpreh nëna e të resë. /b.l/noa.al/

Loading...