Transmetuar më 08-07-2017, 13:57

Të shkosh në det dhe të mos lahesh. Është kjo ajo që u ka ndodhur ditën e sotme, pushuesve në plazhin e Velipojës në Shkodër.

Në pamjet filmike që shihni më poshtë, siç denoncojnë pushuesit, një person me një mjet lundrues, ka hedhur në mes të detit një kalë të ngordhur.

Të tronditur nga kafsha e ngordhur që qëndronte mbi ujë dhe nga aroma e saj, ata kanë lajmëruar policinë.

Bëhet e ditur se Policia Kufitare ka nxjerrë kafshën duke e larguar nga plazhi, ndërkohë që ka nisur hetimi për të zbuluar autorin e kësaj ngjarje. /a.y/noa.al