Transmetuar më 07-07-2017, 22:42
Publicitet

Zgjedhja e të brendshmeve seksi për partnerin, duket një kohë e çuar dëm. Bazuar në një sondazh të portalit për takime ‘SpeedDate’, bazuar në një kampion prej 2 mijë meshkujsh me moshë nga 21 deri në 48 vjeç, 8 meshkuj në 10 nuk i kushtojnë asnjë rëndësi të brendshmeve të partneres së tyre.

Për 95% të meshkujve nuk është problem nëse të brendshmet e femrës nuk janë të kombinuara, pasi shpesh nuk vënë re as ngjyrën e tyre. Por meshkujt e kanë të qartë një gjë në kokën e tyre, të brendshmet duhet të jenë të thjeshta.

60% e meshkujve nuk i pëlqejnë të brendshmet e komplikuara, për shkak se shpesh mërziten nga zbërthimi i tyre, shkruan noa.al.

Por kujdes ndaj mbushjes së reçipetave, ato me shumë sfungjer nuk pëlqehen aspak nga meshkujt. Më mirë të gjendet ajo që është, se sa “tullumbace të shfryhet”.

Kështu që femra shpenzoni sa të doni për të brendshme, në fund partneri nuk do ju kushtojë shumë rëndësi. /a.y/noa.al

Loading...