Transmetuar më 05-07-2017, 21:31

Gjatë ditës së enjte në Tiranë, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, do të zhvillohet ndeshja e futbollit, për eliminatoret e Europa League midis ekipit të Tiranës dhe atij të Maçabi Tel Aviv.

Drejtoria e Policisë Tiranë, në ka marrë masa të rrepta sigurie për këtë aktivitet sportiv.

Njoftohen të gjithë sportdashësit se gjatë hyrjes në Stadium do të jetë i nevojshëm mjeti i identifikimit, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të hynë pa u shoqëruar nga prindërit.

Në hyrje të stadiumit do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj çdo shtetasi, për çakmak, çelësa si dhe sende të tjera që nuk lejohen në brendësi të Stadiumit.

Do të ketë bllokime të disa segmenteve nga ora 15:00- 22:00

-Rruga përballë stadiumit “Selman Stërmasi”

-Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

-Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

-Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Për të gjitha ata persona të cilët do të kryejnë veprime të dhunshme, do hedhin sende në drejtim të fushës, apo do përdorin lëndë piroteknike, si dhe çdo veprim tjetër në cenim të mbarëvajtjes së ndeshjes, do të ketë sanksione ligjore ndaj tyre.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të segmenteve të lartë përmendura duke ju kërkuar evitimin e lëvizjeve me automjete në orarin 15:00- 22:00.