Transmetuar më 05-07-2017, 18:48

Për ju Instagrami është thjesht një rrjet social ku argëtoheni duke ndarë fotrografitë me miqtë tuaj, por për yllin portugez Cristiano Ronaldo nuk është ashtu.

Për CR7 Instagrami është nëj mënyrë për të pëerfituar akoma më shumë të ardhura. Cristiano është mjaft aktiv në Instagram dhe të gjitha produktet që ai promovon sigurisht kanë përfitime ekonomike.

Me 106 milionë ndjekës në Instagram, Ronaldo përfiton 350 mijë euro për një postim të sponsorizuar që i bën një produikti të caktuar.

Me këto të ardhura, ai renditet i treti në Instagram pas Kim Kardashian dhe aktores e këngëtares Selena Gomez. Përveç Ronaldos i vetmi mashkull në renditjen e 10 vendeve të para është basketbollisti LeBron James.