Transmetuar më 04-07-2017, 08:02

Një pjesë të konsiderueshme të jetës e kalojmë në krevat. Ky vend mjaft i rëndësishëm për njeriun, mund të shndërrohet në “park botanik” të baktereve dhe mikrobeve, sipas mikrobiologut Philip Tierno.

Dhe një ndër problemet kryesore në këtë aspekt, shfaqet te çarçafët. Nëse çarçafët lihen për një kohë të gjatë pa u pastruar, mikrobet dhe bakteret që gjenden aty mund të na sëmurin, ka paralajmëruar Tierno.

Për ta shmangur këtë, ai thotë se çarçafët duhet t’i pastroni një herë në javë.

Qeniet njerëzore në mënyrë natyrale, në një vit prodhojnë rreth 100 litra djersë në shtrat. Kur është nxehtë dhe jashtë lagështirë, kjo e fundit bëhet e tillë që shkencëtarët e quajnë “vendi ideal i mikrobeve dhe baktereve”. /k.k/noa.al/