Transmetuar më 02-07-2017, 21:28

Një tumor që rritet brenda cigares është imazhi që qeveria britanike po përdor për t’i bërë miliona qytetarë të lënë duhanin. Fushata më e re sensibilizuese e Ministrisë së Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, është një përpjekje për të reduktuar numrin e duhanpirësve, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë dhe ende mendojnë se dëmi i cigares në shëndet është i ekzagjeruar.

Duhani mendohet si shkaku kryesor i vdekjes së të paktën 100 mijë personave në vit në Britani. Fushata përqendrohet në faktin se konsumi i vetëm 15 cigareve në ditë mund të shkaktojë një mutacion që çon në shfaqjen e tumoreve. Autoritetet shëndetësore, ripërsërisin se duhanpirësit vazhdojnë të luajnë ruletën ruse me çdo cigare të konsumuar.

“Një burrë që pi duhan dhe një tumor që rritet brenda cigares që ai mban në dorë. Kjo është ajo çka i ndodh trupit tuaj”, thonë mjekët që kanë ideuar fushatën.