Transmetuar më 02-07-2017, 13:46
Publicitet

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka identifikuar të gjithë dëshmitarët okularë të rastit të djeshëm ku një person 63-vjeçar, ndërroi jetë në mes të rrugës pa u ndihmuar nga askush.

Mediat vendase shkruajnë se personat në fjalë ku në pamjet të cilat qarkullojnë në internet shihen duke mos i ofruar ndihmë të moshuarit, janë marrë në pyetje.

Duke qenë se mosdhënia e ndihmës së parë konsiderohet vepër penale, ata në deklarimet e tyre para policisë kanë pohuar se kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente.

Rasti në fjalë po trajtohet nga Prokuroria, e cila do të merrë vendimin për dëshmitarët nëse ka të bëjë me vepër penale për mosdhënje të mjaftueshme të ndihmës së parë ose jo.

Më poshtë keni videon: 

Loading...