Transmetuar më 02-07-2017, 07:54

Mesfushori i Bajer Leverkusen Hakan Calhanoglu, mbërrin sot në Milanon për të nënshkruar me skuadrën kuqezi, pasi klubet kanë arritur një marrëveshje për lojtarin.

Pas negociatave prej disa ditësh klubet kasnë gjetur akordin për transferimin e lojtarit në “Serinë A” italiane.

Futbollisti i ka kushtuar Milanit 21 milionë euro dhe nga java e ardhshme pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Montella.

Calhanoglu vjen te Milani pas Mateo Musacchio, Franck Kessie, Andre Silva, Ricardo Rodriguez dhe Fabio Borini./a.k/noa.al/