Transmetuar më 01-07-2017, 19:10
Publicitet

Tre persona në Maqedoni janë denoncuar si të zhdukur gjatë ditës së djeshme.

K.N., 45-vjeç nga Koçani ka denoncuar se më 29.06.2017, rreth orës 01.00, është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur, vajza e saj 16-vjeçare.

A.I., 31-vjeç nga Vinnica ka denoncuar se më 28.06.2017, rreth orës 01.00, është zhdukur bashkëshortja e tij, nga shtëpia në drejtim të panjohur.

G.D., 43-vjeç nga Llozani i Strugës, gjatë ditës së djeshme ka denoncuar se bashkëshortja e tij J.D., është zhdukur në drejtim të paditur me automjetin e tij.

Ata kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tyre, e cila ka nisur punën për kërkimin dhe gjetjen e grave të larguara.