Transmetuar më 29-06-2017, 12:27

Një turisteje në Kinë i ka rënë të fikët pasi theu aksidentalisht një byzylyk, çmimi i të cilit ishte 38 mijë euro. Ajo ishte duke parë një dyqan byzylykësh të llojit xhadë në Ruili City, në jugperëndim të Kinës, kur aksidentalisht theu një prej tyre teksa po e provonte.

Byzylyku u nda në dysh, dhe turistja, kur pa çmimin ra pa ndjenja. Pas dëmtimit, pronari i dyqanit u tha se vlera e byzylykut ishte 38 mijë euro. Familja i ofroi atij 9 mijë euro, megjithatë ai refuzoi duke thënë se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Ndërsa një ekspert i pavarur e vlerësoi vlerën e tij rreth 23.5 mijë euro, shumë për të cilën familja e saj pranoi ta paguante.