Transmetuar më 28-06-2017, 19:16

Skuadra spanjolle e Real Madridit është skuadra me lojtarët më të shtrenjtë në planet.

Transfermarket ka publikuar vlerën e lojtarëve të te gjitha skuadrave të mëdha të Evropës.

Sipas Transfermarket të 24 futbollistët madrilenë nëse do të shiteshin, vlera e tyre do të ishte 783 milionë euro.

Pas mdrilenëve vijnë katalanasit e Barcelonës, lojtarët e së cilës kushtojnë 733 milionë euro.

Pozicionohet në vendin e tretë Bayern Munich lojtarët e së cilës kushtojnë 566 milionë euro, ku pasohet nga Manchester City me 553 milionë dhe Atletico Madrid me 502 milionë euro.

Në tetëshe bëjnë pjesë edhe Manchester United, PSG dhe Juventus.