Transmetuar më 28-06-2017, 12:22

Vijon kriza në Venezuelë, ku së fundmi Gjykata Supreme atje është sulmuar me granata, të cilat u hodhën nga një helikopter i rrëmbyer.

Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti fluturues është rrëmbyer nga një oficer policie, i quajtur Oscar Perez, i cili kishte thënë se do të sulonte qeverinë që e cilësoi të kriminalizuar.

Zyrtarët bënë të ditur se i dyshuari përveçse hodhi granata në godinën e sallës më të lartë të gjyqsorit të Venezuelës, kishte qëlluar edhe me armë zjarri. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por nuk dihet ende vendndodhja e agresorit.

Autoritetet kanë nisur menjëherë verifikimet për të arrestuar Oscar Perez, ndërsa nuk bëhen të ditura shumë detaje në këtë drejtim. /k.k/noa.al/