Transmetuar më 28-06-2017, 12:14

Banorët e një fshati në Afrikën e Jugut janë shokuar kur kanë parë të lindë një krijesë gjysmë-njeri dhe gjysmë-kafshë. Ngjarja ka ndodhur në Lay Frere, provincë lindore në ASfrikën e Juguit.

Konkretisht bëhet fjalë për një dele gjysmë-njeri. Fotografitë e kësaj krijese janë përhapur me shpejtësi në internet. Banorët e kësaj zone thonë se këtë krijesë e ka dërguar djalli.

Drejtori i shërbimeve veterinare Lubabalo Mnwebi pranoi se qengji i lindur ngjasonte me një qenie njerëzore.

“Mund të konfirmomë që fotografia nuk është mashtrim, por qengji i deformuar ka lindur nga një dele dhe që i ngjan shumë një forme njerëzore”, tha Mnwebi.

Shumë prej banorëve dhe fermerëve të Lady Frere, ishin të bindur se kafshët dhe magjia kishin çuar në lindjen e krijesës së frikshme.

Paniku u bë aq i madh sa që Departamenti i Zhvillimit Rural në Kepin Lindor dërgoi ekspertë për të kryer analiza pasi fotografitë e saj u përhapën me shpejtësi nga komuniteti. /b.l/noa.al/