Transmetuar më 27-06-2017, 21:27

Letrat e lagura gjejnë një përdorim në masë në përditshmërinë tonë. Vajzat i përdorin më së shumti për të hequr make up-in nga fytyra, por edhe për shërbime të tjera.

Shumë letra të lagura shkaktojnë reaksion në lëkurë dhe në vend që të heqin bakteret i përhapin më shumë ato. Lëngu në të cilin janë letrat ngjitet për lëkurë dhe parandalojnë ajrosjen e saj. Të shumtë janë edhe rastet kur janë shtruar në spital pasi kanë përdorur letrat e lagura, të diagnostikuar me detmatit.

Një tjetër rrezik nga letrat e lagura është edhe mostretja e tyre, duke shkaktuar ndotjen natyrë. Letrat e lagura që përfundojnë në det janë të rrezikshme pothuajse sa qeset plastike dhe shkaktojnë deri edhe vdekjen e gjallesave të detit pasi i gëlltisin. Ndërsa letrat e lagura që hidhen në tualet mund të çojnë deri në bllokim të tubacioneve.