Transmetuar më 27-06-2017, 21:12

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në një nga rrugët kryesor të kryeqytetit bjellorus, Minskut. Një drejtues tanku humbi kontrollin e mjetit ushtarak duke pësuar një rrotullim thuajse 360 gradë.

Rrugët ishin të mbuluara dhe kjo ishte një nga arsyet se pse tanku rrëshqiti. Mjeti ushtarak u rrëzua dhe filloi rrotullimet përpara se të rrëzonte një shtyllë anës rrugës.

Pamjet e pabesueshme të marra nga një kalimtar u filmuan teksa tanku po shkonte për të marrë pjesë në provat për një paradë ushtarake. Nuk pati të lënduar.