Transmetuar më 27-06-2017, 20:28

Përfundon i gjithë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 25 qershorit, nga ku fitues u rikonfirmua Partia Socialiste, me 74 mandate.

Në një dalje për mediat, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, bëri zyrtarisht publik rezultatin e këtyre zgjedhjeve, si më poshtë:

PS ka marrë 763.999 vota, 48.33 % të numrit të përgjigjëm të votave, 74 mandate

PD: ka marrë 455.481 vota, 21.88, 43 mandate

LSI ka marrë 225.678 vota, 14.28 %, 19 mandate

PDIU ka marrë 75.938 vota, 4.8 %, 3 mandate

PSD ka marrë 14.988 vota, 1 mandat.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë në votim 1.613.087 zgjedhës, ose 46,72 % e numrit të përgjithshëm. /k.k/noa.al/