Transmetuar më 27-06-2017, 17:53

Djali i drejtuesit të programit Alban Dudushi dhe kryeredaktores së Top Show Magazine, Bieta Sulo i është shtuar së fundi stafit të këtij emisioni.

Teksa ata janë mbledhur jashtë zyrës për të diskutuar temat e javës, Kroi i Artë ka qenë spektatori më i ri dhe i vogël i grupit.

Të gjithë protagonistët e fotos kanë bërë shenjën e dy gishtave, edhe pse Alban Dudushi ka sqaruar që ato nuk janë për "shoferin".

Ajo që bie në sy është fakti se vogëlushi shihet teksa fle gjumë i qetë në krahët e së ëmës, pa e vrarë mendjen aspak qoftë për temat, apo zhurmat e tyre, duke qenë i interesuar vetëm për gjumin.

Me sa duket, Bieta Sulo ka vendosur të kthehet shpejt në punë pas lindjes, për të ndihmuar për Magazine veçanërisht, ku ajo është autore. /b.l/noa.al/