Transmetuar më 27-06-2017, 14:45

Një burrë në Kuçovë ka zgjedhur që t’i japë fund jetës në mënyrën më të dhimbshme të mundshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, e hënë, në lagjen “Tafil Skëndo”.

Në banesë u gjet i vdekur 63-vjeçari D.N., mes një pellgu gjaku.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ai ka prerë damarët e duarve e këmbëve dhe banonte i vetëm.

Viktima ishte divorcuar prej disa vitesh dhe kurohej prej depresionit prej disa kohësh.

Dyshohet se akti tragjik është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto arkiv