Transmetuar më 27-06-2017, 14:10

Donte të shkonte përtej seksit tradicional, por fatkeqësisht eksperimenti i tij dështoi tragjikisht.

Një djalë 33-vjeçar shkoi në spital me urgjencë këtë të shtunë, pasi dy unazat që kishte futur në penisin e tij kishin ngecur, duke bllokuar qarkullimin e gjakut.

Mjekët e spitalit të Pattaya, në Tajlandë, arritën që t’i hiqnin unazat me pinca specifike, mes ulërimave prej dhimbjes të pacientit.

Fillimisht mjekët i injektuan ilaçe duke synuar reduktimin e përmasave të penisit, por më pas për shkak se nuk panë rezultat ndërhynë me pinca.

Siç shkruan noa.al ai u largua menjëherë pas zhbllokimit, pa dhënë detaje mbi çfarë i kishte ndodhur.

“Na tha vetëm se donte të eksperimentonte praktika të reja seksuale, pa dhënë shumë detaje”, tha njëri prej mjekëve. /a.y/noa.al