Transmetuar më 27-06-2017, 13:48

Manchester United po kërkon të nënshkruajë me mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, skuadra e drejtuar nga Mourinho e preferon mesfushorin belg ndaj të cilit nuk do të kursehet 45 milionë euro.

Nainggolan raportohet se do të nënshkruajë një kontratë3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon.

“Ndoshta është e vërtetë, ndoshta nuk është”, ka thënë 29-vjeçari në detyrë ndërkombëtare kur u pyet për interesin e Manchester Unitedit. “Tani për tani unë dua të shkoj me pushime, atëherë do të shohim se çfarë ndodh”, përfundoi Nainngolan.

Pavarësisht nga ky mesazh i paqartë, besohet se Nainggolan përsëri i hodhi poshtë dhe përsëriti se është i lumtur në kryeqytetin italian. /b.l/noa.al/