Transmetuar më 27-06-2017, 13:34

Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, përshëndet votuesit e forcës politike që ajo përfaqëson, e cila nga zgjedhjet e së dielës doli me 19 deputetë.

Ajo i quan miq dhe thotë se ata nuk janë votues për të, por heronj, duke shtuar se përballuan me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundërshtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcënimesh kriminale të dirigjuara nga Policia e Shtetit.

“Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj. Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Më herët kreu i LSI, Petrit Vasili pranoi rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se tashmë forca politike që ai drejton do të jetë opozita e vërtetë për të cilën ka nevojë vendi. /a.y/noa.al