Transmetuar më 27-06-2017, 13:30

Aktori i njohur i humorit Julian Deda, njëkohësisht edhe një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, ka uruar fituesin e këtyre zgjedhjeve parlamentare në shenjë civilizimi. Deda i ka uruar punë të mbarë Partisë Socialiste.

“Si fillim kundërshtari urohet, si shenjë civilizimi pas nje gare. Shqiptarët menduan se shoferi më i përshtatshëm për ti dhënë timonin e kësaj makine me emrin Shqipëri, është Edi Rama, këtë e treguan me votë.

Demokracia ka rregulla, shumica fiton. Urime Partisë Socialiste për fitoren. Punë të mbarë”, shkruan Jul Deda. /b.l/noa.al/