Transmetuar më 27-06-2017, 13:01

Supermodelja Bella Hadid ka surprizuar gjyshen e saj për ditëlindje, pasi kjo e fundit prej kohësh mesa duket po lufton me një sëmundje të rëndë. Përmes një postimi në Instagram, Bella shkruan fjalët më të ndjera për gjyshen e saj.

“Mora 3 ditë pushim për të surprizuar të bukurën time Oma në Holandë për ditëlindjen e saj. Ajo po kalon kohën më të vështirë të jetës së saj, pasi po lufton sërish me kancerin, por unë e di që ajo është gruaja më e fortë që kam takuar ndonjëherë. Sot është dita ime e fundit me familjen time këtu në Holandë dhe gjëja e fundit që dua të bëj është të largohem …

Por duhet, kështu që duhet të punoj më shumë dhe të kthehem së shpejti. Momente të tilla janë kaq të rëndësishme për mua dhe unë nuk do t’i braktisja për asgjë në botë … Gëzuar ditëlindjen Oma! Faleminderit që ke lindur dhe rritur nënën time të përsosur në gruan që është sot”, shkruan Bella.