Transmetuar më 27-06-2017, 12:43

Një sherri i dhunshëm i ndodhur në qytetin e Shkodrës teksa kalonte ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka bërë që dy persona të shoqërohen në polici.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme në vendin e quajtur kryqëzimi i Zdrales, teksa aty pranë po kalonte Ditmir Bushati.

Mësohet se ka ndodhur një përplasje e lehtë ndërmjet dy automjeteve që drejtoheshin nga Q. H., 61 vjeç banues në Dobraç, Shkodër dhe G.Ç., 60 vjeç banues ne Perash, Shkodër.

Atak kanë filluar të konfliktohen me njëri- tjetrin, ku menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së Shkodrës të cilët kanë bërë shoqërimin e tyre për sqarimin e situatës.

Konflikti në fjalë, është shfaqur në disa media duke e lidhur këtë konflikt për motive politike, por policia mohon diçka të tillë duke thënë se Bushati ka qenë duke kaluar rastësisht.

Në këtë linjë sqarohet se nga veprimet e kryera nga ana e policisë, rezulton se konflikti ka ardhur si pasojë e fërkimit të automjeteve dhe nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. /a.y/noa.al