Transmetuar më 27-06-2017, 11:09

Një person ka mbetur i plagosur në Durrës, si pasojë e goditjeve me thikë nga një djalë i ri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e hënë, ku Andrea Shahaj 26 vjeç, në lagjen Nr.18 Durrës pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë E.B., 25 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra i plagosuri u dërgua në spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për heton.

Ndërkohë pas sinjalizimit të policisë është bërë e mundur të normalizohet situata, të identifikohet dhe arrestohet pak minuta pas ngjarjes autori i dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën u krye plagosja.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijimësi, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al