Transmetuar më 27-06-2017, 09:13

Një vajzë e re në Dibër është dhunuar egërsisht nga i shoqi, i cili nuk është mjaftuar me aq por e ka nxjerrë nga shtëpia në mes të natës.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Tomin të Dibrës.

Klevis V., 27 vjeç, ka rrahur bashkëshorten e tij B.V., dhe më pas ka tentuar ta nxjerrë jashtë banesës së tyre, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Noa.al mëson se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie, ku 27- vjeçari ka ngritur dorë drejt saj, duke i thënë se nuk i besonte.

Ai nuk e lejonte të dilte nga shtëpia dhe sipas pretendimit të së resë, bëhej xheloz për çdo gjë.

Denoncimi i të dëmtuarës bëri që policia të vërë në pranga Klevis V., nën akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”. /a.y/noa.al