Transmetuar më 26-06-2017, 18:23

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një gruaje shqiptare në Itali. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën Trepuzzi-Leçe në shtetin fqinj.

“Quotianodipuglia.it" shkruan se 35 vjeçarja shqiptare që ka humbur jetën është Alda Çela.

Mësohet se ka qenë vetë viktima ajo që drejtonte mjetin, i cili për pasojë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin ndarës të rrugës, ndërsa gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sakaq, policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.