Transmetuar më 26-06-2017, 16:40

Zola, një gorillë e kopshtit zoologjik në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po bën për vete shumë njerëz në rrjetet sociale, për shkak të kërcimit breackdance.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, Zola rrotullohet e kërcen disa herë brenda një pishine të vogël me ujë.

Kopshti zoologjik i cili ka publikuar videon, shpjegon se me kërcimin e saj Zola përmirëson humorin e kafshëve të tjera, por edhe të sajin.

Zola është një gorillë e njohur, për shkak se pëlqen të luajë në ujë. /a.y/noa.al