Transmetuar më 26-06-2017, 15:27

Janë numëruar më shumë se gjysma e votave dhe nga rezultatet e deritanishme në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 74 mandate deputetësh.

Por pas kalimit të mesditës Partia Demokratike ka shënuar një rritje votash, kryesisht në Tiranë, ku Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon që të humbasë Luan Ramën, duke bërë që Gerti Bogdani të garantojë mandatin, i cili renditet i 12-ti.

Kjo pasi deri më tani LSI ka katër mandate të sigurta në kryeqytet, ndërsa i pesti është në pikëpyetje.

Partia Socialiste bazuar në rezultatet e deritanishme ka marrë 17 mandate në Tiranë, ndërkohë që PDIU një mandat.

Në të gjithë qarqet e vendit PS prin ndjeshëm, me përjashtim të Kukësit ku dominojnë demokratët.

Deri në orën 16.31 në rang kombëtar janë numëruar 3336 kuti votimi nga 5362 që janë në total.

Bazuar në këto rezultate PS merr 74 mandate deputetësh. Ndërkohë Partia Demokratike merr 43 deputetë, Lëvizja Socialiste për Integrim 18, PDIU e Shpëtim Idrizit 4 mandate dhe Partia Social Demokrate një mandat.

Rezultatet e votave deri në 16.31

PS- 463.665 vota ose 48.53%

PD- 275.535 vota ose 28.84%           

LSI- 138.918 vota ose 14.54%

PDIU- 45.100 vota ose 4.72%           

LIBRA- 11.087 vota ose 1.16%        

PSD- 6.774 vota ose 0.71% /a.y/noa.al