Transmetuar më 26-06-2017, 15:15

Kushtet e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të mbeten prezent në vendin tonë. Qytetet më të nxehta do të jenë zonat qendrore dhe jugore të Shqipërisë ku termometri do të ngjitet deri në 39 gradë celsius.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që edhe pasditja të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranesira kalimtare zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Përsa i përket vlerave termike, temperaturat e ajrit do të vijonë të mbeten shumë të larta në të gjithë territorin e vendit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa

Prezenca e dy qendrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri-verilindje të Europës do të kushtëzojë në këto rajone mot me vranesira dhe shira me intensitet të lartë, herë pas here shirat do të shoqërohen me stuhi ere të fortë.

Po ashtu, ishujt britanike si edhe Europa qendrore do të jenë me vranësira dhe shira të dobët. Ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese për: Gadishullin Iberik dhe gadishullin e ballkanit.  /b.l/noa.al/