Transmetuar më 26-06-2017, 14:37

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Tiranë, Ervin Bushati ka deklaruar se kreu i PD-së Lulzim Basha ka humbur edhe në qendrën e tij të votimit.  Bëhet fjalë për qendrën e votimit 1929, e njohur si bastion i PD-së. Bushati publikoi edhe procesverbalin nga numërimi.

"Dy herë mat…Basha. Në QV 1929 e njohur si bastion histoprik i PD por edhe si "çerdhja" e Lulit, sot na sjell rezultatin surprizë me 212 vota për PS, 151 vota për PD, pra 61 vota më shumë. Këtu votoi dje kryetari i sotëm, i Partisë Demokartike të Shqipërisë", shkruan Bushati.

Në zgjedhjet e shkuara parlamentare të 2013 në këtë qendër votimi PD kryesonte me 222 vota kundrejt 198 votave që morri PS. Ndërkohë që nga numërimi i votave të kësaj qendre për zgjedhjet e që u zhvilluan dje, ka rezultuar se Lulzim Bashën nuk e kanë votuar as fqinjët dhe të afërmit e vet.