Transmetuar më 26-06-2017, 09:44

Qarku i Kukësit deri në këto moment rezulton ngushëllimi i vetëm për Partinë Demokratike, pasi vetëm aty renditet si forcë e parë politike.

Nga 173 kuti votimi deri në orën 09.35 të paradites së sotme, janë numëruar 106 kuti votimi, ku PD prin me mbi dy mijë vota ndaj Partisë Socialiste.

Ndërkohë partia e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama po shkon drejt fitores në të njëmbëdhjetë qarqet e tjerë të vendit.

Rezultatet sipas partive

PD: 12.051 vota ose 50.89%

PS: 9.563 vota ose 40.38%

LSI: 1.609 vota ose 6.79%    

PDIU: 10 vota ose 0.04%      

LIBRA: 123 vota ose 0.52%  /a.y/noa.al