Transmetuar më 26-06-2017, 08:33

Qarku i Shkodrës i njohur prej vitesh si bastion i së djathtës, me zgjedhjet e së dielës surprizon.

Nga numërimi i 116 nga 421 kuti votimi, Partia Socialiste kryeson ndjeshëm ndaj së djathtës. Në Shkodër qysh pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë pati kritika të ashpra ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, për shkak të mos kandidimit të Jozefina Topallit.

Rezultatet deri në orën 08:25 paraqitet si më poshtë

PS: 12.637 vota 44.16%

PD: 9.429 vota ose 32.95%

LSI: 3.076 vota ose 10.75%

PDIU: 546 vota ose 1.91%

LIBRA: 168 vota ose 0.59% /a.y/noa.al