Transmetuar më 26-06-2017, 02:51

Vijon normalisht procesi i numërimit të votave në Elbasan teksa janë numëruar 9 kutitë e para.

Aktualisht kryeson Partia Socialiste me 109 vota.

Në bazë të numërimit Lëvizja Socialiste për Integrim vjen e dyta pas numërimit të 9 kutive me 72 vota dhe në vendin e tretë qendron Partia Demokratike me 41 vota.