Transmetuar më 25-06-2017, 16:02

Një 50-vjeçare është shoqëruar në komisariatin 1, në kryeqytet, pasi është vënë re teksa po fotografonte votën në dhomën e fshehtë të votimit. Rasti është referuar në polici nga komisonerët e qendrës së votimit nr 1688/1, në shkollën ‘Kushtrimi i Lirisë’, ku pasi kishte vendosur shenjën e votimit në fletë, tentoi ta fotografojë.

Fatbardha. M, 50 vjeçe, banuese në Tiranë është shoqruar nga policia ndërsa Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votimit". /k.k/noa.al/