Transmetuar më 25-06-2017, 11:25

Ndonëse sot pothuajse të gjithë shqiptarët janë fokusuar te ecuria e zgjedhjeve parlamentare dhe ndjekja e programeve maratonë, mesa duket Edi Rama nuk është aspak kurioz për ta ndjekur ecurinë e procesit zgjedhor hap pas hapi.

Këtë e vërteton vetë Rama i cili përmes një video të postuar në rrjetin e tij social Facebook shfaqet me të voglin e shtëpisë, Zahon duke ndjekur në qetësi një film vizatimor.

Rama nuk do të lërë një çast të vetëm për të treguar se është ndryshe nga të tjerët. Edhe më herët ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në faqen e tij në Facebook.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje magjike të Gurit të Përmetit, Ju uroj të gjithë vëllezërve e motrave të besimit islam, Gëzuar Fiter Bajramin”, shkruante Rama.