Transmetuar më 25-06-2017, 09:27

Nis procedimi penal për një person në Krujë i cili akuzohet se ka shpërndarë para tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politik që aderon.

Ngjarja e cila është shoqëruar edhe me një konflikt midis tij dhe simpatizantëve të dy subjekteve politike është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Zëzë, Krujë, pasi B. K., 30 vjeç banues në Krujë po shpërndante vlera monetare tek persona të ndryshëm, anëtarë të komisioneve, vëzhguesve të subjekteve politike që aderon.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij personi i’u gjet dhe sekuestrua shuma prej 400.000 lekë të reja. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R Rr. 23 vjeç, banues në Krujë.

R.Rr. dyshohet se në bashkëpunimi me dy shtetas të tjerë, të paidentifikuar, kanë kanosur me fjalë, goditur me grushta dhe kërcënuar me armë zjarri, shtetasin B.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale: “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” në ngarkim të shtetasit B.K., dhe “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit R.Rr. /b.l/noa.al/