Transmetuar më 25-06-2017, 08:13

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare Alban Skënderaj ka humbur sot njeriun më të shtrenjtë në jetën e tij.

Nëna e këngëtarit të madh, fatkeqësisht është ndarë nga jeta. E ëma e Albanit prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ajo jetonte në Itali, ku edhe po kurohej për sëmundjen. Por fatkeqësisht e ëma e Albanit nuk ia ka dalë dot të mposhtë sëmundjen e rëndë.

Që nga data 8 qershor, Albani ka ndaluar çdo postim mbi aktivitetet e tij në instagram,  për të kaluar ditët e fundit pranë shtratit të nënës.

Disa vite më parë, edhe bashkëshortja Miriam Cani humbi nënën e saj dhe vazhdimisht ajo gjen rastin ta kujtojë me mall në postime. /b.l/noa.al/