Transmetuar më 24-06-2017, 21:57

Nje person në Mallakastër godet me gurë punonjësin e policisë.

Policia ka vënë në pranga qytetarin Besnik Caushaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë.

Arrestimi i këtij personi u bë pasi gjatë ditës së sotme, rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-Vjecare "Beqo Caushi" Drenovë, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qëndrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marë në ruajtje qëndrën e votimit nr 3254.

Gjithashtu ky shtetas(i cili dyshohet në gjendje të dehur) ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet Benz me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë.

Mbi të ndaluarin rëndon akuza për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Goditje për shkak të detyrës"./a.k/noa.al/