Transmetuar më 24-06-2017, 21:06

Nga Edmond Arizaj

Edi Rama. Kete rradhe nuk kishte ke kopjonte. Baraku nuk kandidonte me. Rama hoqi dore nga veshja sportive gjysem serioze me menget e kemishes se bardhe perveshur. Iu kthye dashurise se vjeter. Veshjes sic ia do qejfi. Ne fushate. Ne intervista. Ne TV. Duke mos respektuar askend dhe duke nencmuar gjithkend. Asnje premtim. As ne Vlore. Thjesht "ata jane te keqijte" "ne jemi te miret", "ne duam flamurin dhe Skenderbeun" "ata shfrytezojne shtetin". Asnje bilanc. Thjesht i eshte kthyer "zakonit" te vjeter; pasi e shfrytezon per zgjedhjet lokale, perpiqet qe te vdese Ilir Meten ne zgjedhjet e pergjithshme. Kete rradhe i do te gjitha, ashtu sic ka enderruar perhere, per te bere me Shqiperine, cka ben me fletet e vizatimit. Mund te jete mire. Mund...

Lulzim Basha. Nje kthese 180 gradeshe, nga i gatshem ta merrte Edi Ramen me shkelma, ne nje aleat i marreveshjes se panjohur. Megjithate ai ka nje program, mbi fushaten. Nuk pine me uje shkolla hollandeze, keshilltaret gjermane, apo foto "retrika" me Trump, por Basha gjithsesi i hedh ne treg. Ka nje te folur monoton, pa ekspresivitet, pa emocion te theksuar, por megjithate ka sec ofron, dicka me shume se programi dhe premtimet e munguara te Rames. Aq me teper justifikimet e tij. Por barra mbi kurrizin e Bashes jane dyfishe, madje tre fishe. Ndoshta jane te shkuara pas marreveshjes, ppr jo te harruara per shume shqiptare. Aq me pak per shume demokrate. Kuriozitet...

Ilir Meta. A do ta mesonim valle sa "i rende dhe kriminal" paska qene pushteti i Edi Rames nese PS dhe LSI nuk do ishin kthyer ne armiq? Ilir Meta po perpiqet per here te dyte te mos shtypet nen peshen e dy partive te renda. E mori veten shpejt nga befasia e marreveshjes dhe u hodh ne kundersulm. E nese Rama ishte e keqja e shqiptareve, ku ishte Meta, siguresa, apo freni? Meta eshte ne fushate me inat, me nerv, me vrull, me frike, me terbim...Mos ndoshta do te duhej te shtynte nje koalicion Rama-Basha, dhe te merrte per vete opoziten? Perballe nje fushate me humor, batuta, qeshje e ngecje, te tallura e te shara te kryeministrit; seriozitetit me buzeqeshje dhe premtimeve deri diku qe te vene ne reflektim mes tam tameve te fushates nga Basha, eshte fushata e Metes, si nje futbollist amerikan qe do te caje rrugen me koke e me shpatulla. Ne fakt ky eshte Meta i vertete, i paqete. Nga do anoje e papara e LSI, me shume a me pak se ceshte? E panjohura e madhe...

Ben Blushi. Pse kete dhe jo nje tjeter nga ca parti te tjera ne liste? Ne historine e parlamentit shqiptar, Ben Blushi eshte i vetmi deputet, pa asnje pushtet qe kishte kunder te gjithe deputetet e tjere, te gjithe, pozite-opozite. Dhe ishte nje nga seancat me te bukura. Mungesa e Blushit ne Kuvend do ishte e dhimbshme per inteligjencen. Do isha i kenaqur qe LIBRA te merrte vec aq vota sa per Blushin. Me shume besoj as Blushi nuk shpreson...