Transmetuar më 24-06-2017, 12:51

Një nënë është tmerruar teksa ka parë një fantazmë nga monitori që kishte vendosur për të kontrolluar krevatin e djalit të saj.

Laura Haigh dhe partneri i saj Dean Evans kishin vendosur të monitoronin krevatin e fëmijës së tyre 18 muajsh në mënyrë që ta shikonin atë nëse do të çohej dhe rrëzohej gjatë kohës që ata nuk ishin në dhomën e tij.

Por 39 vjeçarja tha se kur ata kontrolluan monitorin mbetën të shokuar, pasi pranë fëmijës së tyre panë një fantazmë duke fjetur bashkë me beben.

"Për një moment menduam se është ndonjë arush i Sebastianit, por kur pamë se ajo po lëvizte pozicionet u shqetësuam", është shprehur Laura Haigh.