Transmetuar më 23-06-2017, 17:25

Në Jemen vajzat e vogla martohen me burra të moshuar dhe kjo është një praktikë e këtij vendi.

Një fat të tillë të keq ka pasur edhe një vajzë 8 vjeçare e cila ka ndërruar jetë natën e parë të martesës së saj nga një hemorragji e brendshme. Vogëlushja është martuar me një burrë gati 5 herë më të madh se vetë ajo.

Nusja 8 vjeçare ka ndërruar jetë pasi kishte marrë plagë të rënda gjatë kryerjes së aktit seksual, të cilat e çuan atë drejt vdekjes pikërisht në natën e parë të martesës.

Në vitin 2010 një vajzë 12 vjeçare ka vdekur në maternitet duke u përpjekur të sillte në jetë fëmijën e saj. Incidentet e tilla shënojnë një numër shumë të madh pas ¼ e popullsisë martohen para moshës 15 vjeç.