Transmetuar më 23-06-2017, 11:01

Një snajper nga forcat speciale kanadeze qëlloi dhe vrau një luftëtar të të ashtuquajturit Shtetit Islamik nga një distancë prej 3.3 km.

Ngjarja ka ndodhur në Irak muajin e kaluar. Burime ushtarake i thanë gazetës “Globe” dhe “Mail” të Torontos, se ushtari ishte anëtar i “Task Force” 2, dhe bëri qitjen nga një ndërtesë e lartë. Plumbi goditi për 10 sekonda objektivin.

E shtëna, e cila besohet se është filmuar, mendohet të jetë një rekord për vrasjen me distancë më të gjatë të konfirmuar. Snajperi është i llojit “McMillan TAC-50”.

“Goditja në fjalë në fakt shkatërroi një sulm të ISIS ndaj forcave irakiane të sigurisë”, tha një burim ushtarak.

“Në vend që të binte një bombë që potencialisht mund të vriste civilë në zonë, është një aplikim shumë i saktë i forcës dhe për shkak se ishte aq larg, militantët nuk kishin ndonjë ide se çfarë po ndodhte”, tha burimi.