Transmetuar më 22-06-2017, 18:25

Futbollisti shqiptar me origjinë kosovare, i cili mbron ngjyrat e Zvicrës, së shpejti do të kurorëzojë në martesë dashurinë me bukuroshen që ka në krah, Leonita Lekaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Graniti është ulur në gjunjë dhe i ka zgjatur unazën bukuroshes së tij.

Dhe sigurisht ajo i ka thënë “Po” propozimit të futbollistit të Arsenalit.

“Ajo tha po. Një Top i Artë është mrekulli por një grua e artë është një parajsë. Zoti dhe Zonja Xhaka”, shkruan Graniti në postimin e shoqëruar me një fotografi që do e ëndërronte çdo vajzë.

Çifti aktualisht ndodhet me pushime në Miami./a.k/noa.al/